image Tërmetet më të fuqishme në Turqi që nga viti 1900

Evropë

Tërmetet më të fuqishme në Turqi që nga viti 1900

news image

Turqia është e shtrirë në një zonë në të cilën aktivitetet sizmike janë të larta dhe në këtë vend tërmetet janë të zakonshme.

Sipas një raporti të publikuar nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, çdo pesë vjet ndodhë nga një tërmet që shkakton edhe viktima.

Që prej vitit 1900 deri në vitin 2017, në Turqi janë regjistruar 201 tërmete të shkallës 6 Rihter e më të fuqishëm.

Tërmeti më i fuqishëm në këtë shtet ndodhi në vitin 1939, i shkallës 7.9 sipas Rihterit, në provincën Erzincan, ku kishte lënë të vdekur 32.962 persona.

E Izmiri ishte goditur edhe më fortë se dje në vitin 1999, ku një tërmet i shkallës 7.4 sipas Rihterit, la të vdekur 17.480 persona.

Tërmetet më të fuqishme që u regjistruan në Turqi që nga viti 1900:

Viti 1903 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Mus, 2.803 të vdekur.

Viti 1912 – Tërmet 7,3 Rihter në provincën Tekirdag, 2.836 të vdekur.

Viti 1914 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Burdur, 2.344 të vdekur.

Viti 1939 – Tërmet 7,9 Rihter në provincën Erzincan, 32.962 të vdekur.

Viti 1942 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Niksar, 3.000 të vdekur.

Viti 1943 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Samsun, 2.824 të vdekur.

Viti 1944 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Gerede, 3.959 të vdekur.

Viti 1966 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Mus, 2.394 të vdekur.

Viti 1970 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Kutahya, 1.086 të vdekur.

Viti 1976 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 3.840 të vdekur.

Viti 1975 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Dijarbakirit, 2.394 të vdekur.

Viti 1983 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Erzurum, 1.155 të vdekur.

Viti 1999 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Izmir, 17.480 të vdekur.

Viti 2011 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 644 të vdekur.

/GazetaSinjali/