Në Zveçan ka filluar takimi i ftuar nga kreu i Listës Serbe Goran Rakiq me përfaqëuses të serbëve të cilët punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Në takimin të cilin vetëm serbët e kanë quajtur urgjent, do të diskutohet mbi largimin e tyre nga institucionet e Kosovës.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se në atë takim do të propozojë daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të lëvizjeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Tanjug, në këtë takim do të diskutohet edhe marrëveshja e Brukselit.
Në takim erdhën liderët e Listës Serbe dhe të katër komunave nga veriu – Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.