image Teori të kontestuara sugjerojnë se koronavirusi i ri është krijuar në laborator

Botë

Siguri/ Teori të kontestuara sugjerojnë se koronavirusi i ri është krijuar në laborator

news image

Studiuesit ende nuk kanë identifikuar burimin origjinal të koronavirusit të ri COVID-19 dhe janë ende të përçarë për fillesën e tij.

Shumë prej tyre thonë se pacientët fillestarë nuk kanë pasur kontakte me tregun famëkeq të kafshëve në Vuhan.

Të tjerë gazetarë, politikanë e studiues besojnë se sëmundja e ka origjinën në në një laborator biologjik në Vuhan. Kjo prej një artikulli të botuar e më pas të fshirë nga sjkencëtarët kinezë Botao Xiao e Lei Xiao, që thonin se me shumë gjasa virusi e ka origjinën nga një prej dy laboratoreve në Vuhan.

Megjithse raporti tashmë është zhdukur, ai jep një ide mbi problemet e sigurisë në laboratoret shkencore, siç ishte ai i rasteve të punonjësve të vendosur në karantinë ose të infektuar pas aksidenteve në laborator, duke përfshirë dhe atë të studiuesit që kishte izoluar veten për dy javë pasi hyri në kontakt me gjakun e një lakuriqi nate të infektuar. I njëjti punonjës shkencor u raportua më vonë se u vu përsëri nën karantinë pasi lakuriqi urinoi në dorën e tij.

Qeveria kineze ka bërë sa ka mundur për të kontrolluar lajmet nga komuniteti shkencor kinez mbi virusin dhe trajtimin e pacientëve. Disa gazetarë janë arrestuar për lajme të rreme ose për lajme që u vlerësuan si të papërshtatshme nga qeveria. Koronavirusi i ri ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe reputacionin e Kinës megjithse numri i infektimeve të reja është në rënie. /Gazeta Sinjali/