image Tentuan t’i vidhnin shtëpinë, pronari qëlloi për vdekje 3 adoleshentë

Botë/ Tentuan t’i vidhnin shtëpinë, pronari qëlloi për vdekje 3 adoleshentë

news image

Në Gjeorgji, pronari i një shtëpie ka qëlluar për vdekje tre adoleshentë që hynë në pronë për ta grabitur.

Adoleshentët e maskuar ishin 15-16 vjeçarë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata rreth orë 04:00 të mëngjesit u afruan te banesa, ku njëri prej tyre nxori armën e qëlloi disa herë. Me po të njëjtën monedhë u përgjigj edhe pronari i shtëpisë.

Policia e Gjeorgjisë ka bërë të ditur se njëri prej adoleshentëve humbi jetën në vendngjarje nga plagët e marra, ndërsa dy të tjerët në spital./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin