Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë konfiskuar tre mobilë, një sim-kartelë, një flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefonike, raporton Gazeta Sinjali.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se këto mjete janë konfiskuar gjatë një bastisjeje në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation”.
I burgosuri dyshohet se“Playstation” me gjëra të komofluara ka qenë i dedikuar për të, është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia, thuhet në komunikatën e SHKK-së.