image Në Qendrën Korrektuese në Dubravë parandalohet futja e 51 qeseve me substancë narkotike

Siguri

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë parandalohet futja e 51 qeseve me substancë narkotike

news image

Në pasditen e sotme në Qendrën Korrektuese në Dubravë jashtë perimetrit të murit rrethues është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 51 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç, të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.

“Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme, ndërsa vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

/GazetaSinjali/