image Tentuan ta ndalojnë përdhunimin e dy vajzave, marrin lëndime të rënda

Botë

Tentuan ta ndalojnë përdhunimin e dy vajzave, marrin lëndime të rënda

news image

Dy persona të moshës së re në Britaninë e Madhe, kanë ndërhyrë për të ndaluar sulmin seksual ndaj dy vajzave, por që ata u kthyen në viktima.

Të rinjët, njëri 19 e tjetri 25 vjeçar, thanë se shkuan për të ndihmuar një vajzë në nevojë në qytetin Stoke-on-Trent, por u sulmuan brutalisht të dy deri sa humbën ndjenjat, gjatë përleshjes së rëndë në mëngjesin e së dielës.

Një prej viktimave kishte nevojë për operacion për rindërtim të fytyrës.

Kurse, policia ende nuk ka arrestuar ndonjë person për këtë sulm.

Ben Mortimer tha se njëri nga djemtë ishte djali i gruas së tij me një shok, të cilët i lavdëronte për guximin e tyre ndaj sulmuesve.

Ata meritojnë medalje për rrezikimin e jetës për të tjerët. Djali i gruas ka kocka të thyera në fytyrë pasi ata e qëlluan me shkelma kur ishte pa ndjenja”.

Në njoftimin e policisë për kërkesë informacioni bëhej e ditur se dy sulmuesit ishin me ngjyrë, njëri me bluzë të bardhë e xhinse, ndërsa tjetri me veshje të errëta.

Shërbimi i ambulancës njoftoi se dy pacientët ishin gjetur me plagë të rënda për jetën.

Në vend u dërguan ambulancat të cilat gjetën dy pacientët me plagë serioze dhe u dërguan në spital. Policia po bën apel për informacione mbi sulmuesit. /GazetaSinjali/