image “Tentuan me ma mbyllë gojën, por do të kërkoj drejtësi”, shpërthen në lot babai i Agon Musliut

Sociale

“Tentuan me ma mbyllë gojën, por do të kërkoj drejtësi”, shpërthen në lot babai i Agon Musliut

news image

Naim Musliu, babai i të riut Agon Musliu, i cili vdiq teksa ishte në karantinë në Qendrën Studentore, ka shpërthyer në lot në një emision televiziv teksa ka thënë se kërkon drejtësi për djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se ka pasur tendenca që t’ia mbyllin gojën, teksa ka shtuar se nuk do të ndalet së kërkuar drejtësi për zbardhjen e vdekjes së djalit të tij.

“Djali jem më përket mua si prind dhe nënës së tij, familjes Kosovës, nuk po kërkojmë diçka tjetër përveç se drejtësi. Kush e devijoi djalin tem prej aeroportit të shkojë. Nuk ishte Agoni për karantinë, dikush me dashje, me qëllime të këqija e drejtuan djalin tim drejt vdekjes. Kanë tentu me ma mbyllë gojën, tash sa ka ndiku që të mos kem një përkrahje, unë kam pasë përkrahje, me përkrahjen e studentëve është bërë pllakata”, ka thënë Musliu në Kanal 10.

“Boll kam pritë se mos po zbardhet ky rast por siç po e shoh nuk do të ketë drejtësi për djalin tem në këtë vend. Derisa ta kam frymën e fundit do të jap maksimumin për zbardhjen e drejtësisë për djalin tem”, tha ai.

“Të zbardhet gjithçka që ndodhi prej aeroportit deri në fund të jetës së djalit tem”, tha ai./Gazeta Sinjali/