image Arben Vitia raporton nesër në Komisionin për Menaxhimin e Pandemisë
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Arben Vitia raporton nesër në Komisionin për Menaxhimin e Pandemisë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë nesër në Komisionin Hetimor parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportimi i tij do të fillojë nesër në ora 14:00.

Gjatë ditës së sotme në këtë komision dëshmoi Naim Musliu, babai i Agon Musliut, 26-vjeçarit nga Gjilani i cili në maj të këtij viti u gjet i vdekur në Qendrën e Studentëve, e cila në atë kohë shërbente si karantinë, pasi që dyshohet se ra nga kati i pestë i njërit prej konvikteve./Gazeta Sinjali/