Policia e Kosovës dje në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, pasi të njëjtit iu gjetën disa qese me marihuanë.
Por zyrtarët policorë u përballën me tentimin e të dyshuarit për të ikur gjatë arrestimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar të ikë duke kërcyer nga kati i dytë, por nuk ia doli. Policia e kapi të njëjtin dhe e dërgoi në mbajtje.
Zyrtarët policorë kanë arrestuar edhe babain e të dyshuarit, i cili dyshohet se i ka penguar policët gjatë arrestimit të djalit të tij.