image Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

Siguri

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

news image

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj dje rreth orës 13:00 në fshatin Caprac të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali nga Spitali Rajonal i Prizrenit kanë bërë të ditur se ajo ka tentuar ta kryej një akt të tillë duke konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve mjekësore.

Këto burime thonë se ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se kjo grua ka tentuar të vetëvritet janë disa mosmarrëveshje që ka pasur me bashkëshortin e saj./Gazeta Sinjali/