Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar dje në fshatin Zlakuqan të Gjilanit, pasi që i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kurfirin, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se ai me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë.
Gjithashtu këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari nga Maqedonia e Veriut është dërguar në Gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë.