image Tenton të futet në stacionin policor në Shtërpcë, arrestohet 46-vjeçari

Siguri

Tenton të futet në stacionin policor në Shtërpcë, arrestohet 46-vjeçari

news image

Një person me inicialet D.S. i moshës 46-vjeçare është arrestuar dje në mesditë, pasi që ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsyeje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë ai ka penguar kryerjen e detyrës dhe ka ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionon policor, ku i është bërë testi i alkoolit dhe i njëjti ka rezultuar se ishte i dehur me 2.51 promila.

Me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore./GazetaSinjali/