Tre persona në Gjakovë kanë tentuar të vjedhin një kabllo elektrike në ish ndërmarrjen “Elektromotorr”, por njëri nga ta e pësoi keq, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë tentimit të vjedhjes, njëri nga ta është lënduar i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë pak para mesnatës në rrugën Gaser Karaqi në Gjakovë.
Lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Gjakovës.