image Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, inicohet procedurë ndaj të paraburgosurit

Siguri

Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, inicohet procedurë ndaj të paraburgosurit

news image

Sot rreth orës ‪15:15, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre, njofton Gazeta Sinjali.

Ata gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një TV, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cili ishte tentuar të futet brenda, në mënyrë të improvizuar.

Oficerët korrektues e kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri, i cili dyshohet se telefoni i kapur në TV ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia. /Gazeta Sinjali/