image Tentoi t'i kontrabandonte mbi 65 mijë euro nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person në Merdare

Siguri

Tentoi t’i kontrabandonte mbi 65 mijë euro nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person në Merdare

news image

Dogana e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person në vendkalimin kufitar të Merdarës, pasi që i njëjti ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave, raporton Gazeta Sinjali.

Shuma e tërësishme ishte 65 mijë e 450 euro.

“Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Personi është dërguar në mbajtje, derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera./Gazeta Sinjali/