Dogana e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person në vendkalimin kufitar të Merdarës, pasi që i njëjti ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave, raporton Gazeta Sinjali.
Shuma e tërësishme ishte 65 mijë e 450 euro.
“Paratë kane qenë të fshehura mirë dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandës”, thuhet në njoftimin e doganës.
Personi është dërguar në mbajtje, derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera./Gazeta Sinjali/