image Tentoi të vidhte në një market, arrestohet një person në Pejë

Siguri

Tentoi të vidhte në një market, arrestohet një person në Pejë

news image

Një person është arrestuar dje në mesditë në rrugën “Wesli Klark”, në Pejë, pasi që i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje në një market, shkruan Gazeta Sinjali.

Një person është ankuar në polici se i njëjti ka vjedhur disa herë radhazi gjëra ushqimore në vlerë deri në 800 euro.

Sipas policisë, njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/