image Tentoi të shiste fëmijët e saj të mitur, arrestohet 24 vjeçarja në Moskë

Botë

Policia/ Tentoi të shiste fëmijët e saj të mitur, arrestohet 24 vjeçarja në Moskë

news image

Një nënë beqare, e cila u tentoi të shiste vajzën e saj të sapolindur në tregun e zi për shifrën e 12 mijë paund (rreh 14 mijë euro) është dënuar me 4 vite burg.

Nëna Barnokhon Kyzy Rasulzhan, 24 vjeç, u dënua nga një gjykatë në Moskë pasi ajo u kap duke marrë para nga një klient, i interesuar për blerjen e fëmijëve. Gruaja tentoi që të shesë dy nga tre fëmijët e saj në rrjete sociale, para se ata të lindin. Ngjarja e ka zanafillën në vitin 2017, kohë kur Barnokhon vendos një shpallje në internet se kërkonte blerës për fëmijët e saj. Shumë persona kërkuan informacione për fëmijët, por rastësisht gruaja ndryshoi mendje dhe vendosi të mos i tregtonte ato, shkruajnë mediat e huaja. Megjithatë në 2019 ajo vendosi  përsëri një reklamë të ngjashme në internet duke kërkuar prindër “birësues” për fëmijën e saj të dytë.

Por në këmbim të fëmijës ajo dëshironte dhe shifrën e 12 mijë e 97 paundve (rreth 14 mijë euro). Këtë herë Rasulzhan nuk ndërroi mendje dhe u arrestua nga policia në momentin që po bëhej shkëmbimi i parave mes saj dhe klientit. Mediat lokale shkruajnë se e reja është dënuar me katër vite burg, ndërkohë tre fëmijët e mitur janë duke jetuar me gjyshen e tyre. /Gazeta Sinjali/