image Tentoi të hidhej nga objekti i Muzeut Kombëtar në Tiranë, biznesmeni: Më kanë kërcënuar me jetë

Shqipëri

Tentoi të hidhej nga objekti i Muzeut Kombëtar në Tiranë, biznesmeni: Më kanë kërcënuar me jetë

news image

Biznesmeni Admir Jahelezi i cili ditën e djeshme tentoi të hidhej nga objekti i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ka folur në lidhje me arsyet që e çuan të ndërmerrte hapin drastik.

Jahelezi është shprehur se e gjitha kjo situatë është krijuar për shkak të konflikteve me kompani të tjera transporti, të cilat operojnë në territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke krijuar konkurrencë të paligjshme.

Admir Jahelezi është pronar i një kompanie transporti që operon në linjën Kosovë – Shqipëri.

Biznesmeni ankohet se nuk janë marrë masat e nevojshme, nga ana e ministrisë së Kosovës apo të Shqipërisë për të ndaluar këto veprimtari të paligjshme dhe ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë nga pronarët e kompanisë tjetër të transportit.

Ai ka thënë se ndaj këtyre kompanive janë dhënë licensa të paligjshme nga ana e ministrisë së transportit dhe pasi ka denoncuar këto raste të kërcënimit ndaj tij, askush nuk ka vepruar.

“Unë punoj prej shumë vitesh me këtë kompani. Kur kam nis këtë punë, me kompaninë time, kam hasur në konkurrencë të paligjshme.

Ministria e Transportit ka operatorë që punojnë në interes të dy kompanive të tjera që kanë liçensë vetëm për të lëvizur brenda territorit jo jashtë territorit.

Këto kompani janë pajisur me liçensë nga bashkia e Tropojës dhe Tiranës, shkelin edhe oraret e lëvizjes, për lëvizjen brenda 1 dite. Unë kam 5 orare për të lëvizur gjatë ditës.”

Ndaj kompanisë time, ndërmerren ndalime të shumta nga policia, të ciëlt janë në hall se marrin shefat në telefon e u thonë , hë ça t’i bëjmë. Kam bërë denoncim në gjykatën e Tropojës, më kanë thënë që nuk është çështje për hetim.

Ministria e transportit dhe policia e shtetit shqiptar, e dinë shumë mirë se jam kërcënuar me jetë. Sepse unë bëra shumë denoncime në ministrinë e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilët më thanë se nuk kanë prova të mjaftueshme, kështu që unë bëra video dhe i dërgova tek të dy ministrisë. Ministria e Kosovës, mori masa duke ja deleguar rastin ministrisë së transportit të Shqipërisë, por kjo e fundit nuk mori masa.

Më kanë kërcënuar me jetë që prej 2019, dhe që prej atëherë nuk kam vijuar më me aktivitetin tim. Ministria çon vendime, anulohen pasdite, ose kjo nuk din ça bon, ose favorizon kompanitë e caktuara të transportit.”

Unë e kam biletën 10 euro, Tiranë-Gjaklovë. Unë tek tuneli paguj 15 euro, kta pagujnë 1 mijë lekë dhe i marrin njerëzit me 5 euro. Unë paguj taksa si në Kosovë edhe në Tropojë, këta nuk paguajnë taksat e nevojshme.

“Kompania “Rilindja” është pajisur me 3 licensa për të lëvizur në të njëjtin territor të qytetit, kjo nuk mund të jetë e mundur. Unë kam kërkuar të kem takim me Belinda Ballukun dhe me personalitete të tjera të administratës publike në Kosovë.

Këta janë kaq të fuqishëm sa hedhin poshtë edhe urdhërat e ministrisë kur u preken interesat personale”, tha Jahelezi në FoxNews./Gazeta Sinjali/