image Tentoi ta vrasë një person para 14 vitesh në Obiliq, kosovari ekstradohet nga Franca

Siguri

Tentoi ta vrasë një person para 14 vitesh në Obiliq, kosovari ekstradohet nga Franca

news image

Një kosovar i dyshuar për vrasje në tentativë është ekstraduar nga Franca pas 14 vitesh.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se më 24 prill 2007 kishte tentuar ta vrasë një person në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 në bazë të letër rreshtimit ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

/GazetaSinjali/