Një person në Vushtrri duket se ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë por edhe të rrezikshme për ta bindur ish të dashurën e tij që të kthehet, shkruan Sinjali.
Ish e dashura e tij, mbrëmë është ankuar në stacionin policor se ish i dashuri e kishte kërcënuar e më pas e kishte shantazhuar.
Sipas Policisë, viktima kishte raportuar se ish i dashuri i kishte thënë se do t’ia publikonte fotografitë dhe incizimet nëse ajo nuk i kthehet, shkruan Sinjalil.
Policia nuk e ka arrestuar të dyshuarin, ndërkaq thotë se po punon për ta hetuar këtë rast. /Sinjali