Një person i cili ndodhej në një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër sot rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, se policia e ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.
Borovci bëri po ashtu të ditur se ky rast është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë.”
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar.“
“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, tha ai./Gazeta Sinjali/