image Tentim vrasje në Prishtinë – gjuan dy herë me armë zjarri

Kosovë

Siguri/ Tentim vrasje në Prishtinë – gjuan dy herë me armë zjarri

news image

Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka intervenuar duke gjetur në vendin e ngjarjes dy gëzoja. Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, por që nuk është gjetur asgjë.

“Prishtinë 24.11.2019 -20:12. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/