Një tentim vrasje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të viktimës, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka intervenuar duke gjetur në vendin e ngjarjes dy gëzoja. Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, por që nuk është gjetur asgjë.
“Prishtinë 24.11.2019 -20:12. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave meshkuj K-Shqiptarë. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet se janë të pistoletës. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/