image Tentim vrasje në Pejë

Siguri

Tentim vrasje në Pejë

news image

Një tentim vrasje është raportuar në rrugën e KFOR-it në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se janë arrestuar tre të dyshuar pasi të njëjtit derisa ishin në veturën e tyre, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.

Viktima ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë por të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij. Sinjali mëson se ai nuk është qëlluar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka konfiskuar tri gëzhoja 7.62 mm si dhe në gomën e veturës, është vërejtur një vrimë që dyshohet se ishte nga arma e zjarrit.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/