image Tentim vrasje në Novobërdë

Siguri

Tentim vrasje në Novobërdë

news image

Në mëngjesin e djeshëm në Novobërdë,  rreth orës 06:30, një shtetas gjerman ka raportuar se ka qenë viktimë e veprës penale “Tentim vrasje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur për mediat se derisa viktima ishte duke lëvizur me veturën e tij, ai nga persona të panjohur është shtënë më armë në drejtim të veturës së tij, mirëpo nuk ka pësuar lëndime trupore.

Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nga hetimet e deritashme nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti do të vazhdojë të hetohet nga njësitet relevante. /GazetaSinjali/