image Tentim vrasje në Lezhë

Rajon

Rajoni/ Tentim vrasje në Lezhë

news image

Makina e një 27 vjeçari në Kurbin është qëlluar me armë zjarri.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa makina ishte në pronësi të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin.

Fatmirësisht si pasojë e plumbave nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Materialet lidhur me ngjarjen u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/