image Tentim vrasje në Fushë Kosovë

Siguri

Tentim vrasje në Fushë Kosovë

news image

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë, ku tre persona janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prek tyre me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse dy të tjerë janë duke qëndruar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas trajtimit mjekësor është intervistuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë duke qëndruar në QKUK dhe gjenden në përkujdesje – sigurim të policisë. Rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti në polici po hetohet si “Vrasje në tentativë”.

/Gazeta Sinjali/