Një tentim vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet dy persona janë sulmuar fizikisht, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.
“Pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë. Njëri nga viktimat pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës 24-orësh./Gazeta Sinjali/.