image Tentim vrasja te kazinoja në zonën e Breznicës, Sinjali sjellë emrat e të dyshuarve
[wp-story id="814678"]

Ekskluzive

Tentim vrasja te kazinoja në zonën e Breznicës, Sinjali sjellë emrat e të dyshuarve

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes në zonën e fshatit Breznicë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë mori plagë në trup, për çka u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se nëntë persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë rast.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se katër të dyshuarit kryesorë në lidhje me këtë rast janë

Azem Thaqi, 30-vjeçar,

Nehat Thaqi, 36-vjeçar,

Besjan Thaqi, 23-vjeçar,

Blend Thaqi, 22-vjeçar.

Ata po dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast që ndodhi pas orës 03:00 të mëngjesit. Katër të dyshuarit bashkë me viktimën dhe dëshmitarët e tjerë janë nga Kamenica, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtit fillimisht kanë ikur nga vendi i ngjarjes e më pas janë arrestuar në Muqivërrc, teksa me rastin e kontrollit policor nuk është gjetur arma që dyshohet se është përdorur në rast, pasi i dyshuari Azem Thaqi, e kishte hedhur gjatë ikjes.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe kryeprokurori i Gjilanit, i cili ka thënë se Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/