image Tentim vrasja në Podujevë: Arrestohet i dyshuari që kërkohej nga Policia, zbulohen detaje të reja

Siguri

Tentim vrasja në Podujevë: Arrestohet i dyshuari që kërkohej nga Policia, zbulohen detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një plagosje me armë që ndodhi në fshatin Tërrnavë të Podujevës, ku një person u qëllua për motive akoma të panjohura. Policia tashmë ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë per Ferid Hysenin, i cili po kërkohet nga Policia, pasi ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Podujevë, 13.08.2023 – 00:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/