Kryetari i LDK-së ka shkuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, aty ku pritet ta mbajë takimin e radhës me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, në përpjekje për ta arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë së re.
Mustafa në Kuvend ka shkuar me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin, derisa ka thënë se nuk mund të garantojë që do të merret vesh me Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.
“Do të bisedojmë.. Ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, tha shkurtimisht Mustafa.
Takimi pritet të nis pas pak çastesh. /Gazeta Sinjali/