image Tensionet në Veri, lajmërohet Grenell: Kurti të lirojë serbët e ndaluar dhe të hiqen të gjitha barrikadat

Politikë

Tensionet në Veri, lajmërohet Grenell: Kurti të lirojë serbët e ndaluar dhe të hiqen të gjitha barrikadat

news image

Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kërkuar që të hiqen barrikadat në veri të Mitrovicës.

Grenell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të lirojë urgjentisht serbët e arrestuar.

Në një postim në Twitter, Grenell po ashtu iu ka bërë thirrje evropianëve të ndryshojnë strategjinë e tyre, përcjell Insajderi.

Ndërkohë, ka kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Postimi i plotë:

Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht.

Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror.

U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta.

Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga.

/GazetaSinjali/