image Tensione në Deçan: Baneri i Albin Kurtit largohet natën dhe vendoset ditën

Kosovë

Zgjedhje/ Tensione në Deçan: Baneri i Albin Kurtit largohet natën dhe vendoset ditën

news image

Kandidati për deputet i VV-së, Zekë Sinanaj, që më herët kishte qenë redaktor i RTK-së, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se disa persona janë duke larguar për dy herë me radhë banerin e Vetëvendosjes me fotografi të Albin Kurtit në Deçan.

Ai ka thënë se mbrëmë është hequr, baneri i VV-së, ndërsa gjatë ditës së sotme aktivistët e VV-së e kanë vendosur prapë. Sinanaj ka thënë se përsëri sonte është larguar baneri i VV-së nga disa persona.

“Brenda 24 orësh 2 akte vandale në qendër te Deçanit! Mbrëmjen e kaluar u hoq nga persona te panjohur baneri me fotografi të Albin Kurtit. Sot paradite nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u rivendos. Porse, sikur kjo nuk iu mjaftoi, dhe këtë akt e përsëriten edhe sonte”.

“I gjithë ky vandalizëm nuk mund të quhet ndryshe; pos frikë nga fitorja e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje! Njëherit kërkojmë nga organet e rendit të veprojnë më shpejt në ndalimin e personave që kryen këtë veprim të kundërligjshëm. Është për t’u shënuar se objekti ku ndodhet baneri është i vëzhguar nga kamerat”, ka shkruar ai.

Më tutje Sinanaj, ka thënë se baneri i VV-së do të vendoset përsëri.

“Nuk mund ta ndalet as fitorja e Lëvizjes dhe as Albini që të udhëheqin vendin mirë e mbarë. Dosido, ne do ta vendosim prap banerin me Albinin sepse populli po sheh çdo ditë e më qartë dhe nuk mund të mashtrohet më”, përfundon shkrimi i kandidatit të VV-së për deputet./Gazeta Sinjali/