image Tenisti bullgar rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Sporte të tjera

Tenisti bullgar rezulton pozitiv në testin për COVID-19

news image

Tenisti bullgar, Grigor Dimitrov ka marrë pjesë në turneun e Novak Djokovic, Adria Tour e cila deri më tani është luajtur në Serbi dhe Kroaci.

24 orë pas përfundimit të këtij turneu, Dimitrov njoftoi fansat përmes rrjetit social Instagram se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

“Unë dua t’i njoftoj fansat dhe miqtë e mi që kam testuar përsëri pozitivisht në Monaco për Covid-19,” shkroi Dimitrov.

“Dua të sigurohem që kushdo që ka qenë në kontakt me mua gjatë këtyre ditëve të kaluara të testohet dhe të merr masat e nevojshme. Më vjen keq për çdo dëm që mund të kem shkaktuar. Unë jam kthyer në shtëpi tani dhe po shërohem. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ai./GazetaSinjali/

https://www.instagram.com/p/CBtKr9dA7wa/?utm_source=ig_embed