image Tenderi “Vaksinimi i qenve me pronar”, i kushton mijëra euro komunës së Ferizajt

Kosovë

Tenderi “Vaksinimi i qenve me pronar”, i kushton mijëra euro komunës së Ferizajt

news image

Dje, më 16 maj, në Komunën e Ferizajt ka filluar vaksinimi i qenve me pronar, kundër sëmundjes së tërbimit.

E për këtë kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ditë më parë ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik “Ambulanca Dhe Farmacia Veterinare Goni”.

Kontrata që mban titullin “Vaksinimi i qenve me pronar”, i dhënë nga autoriteti kontraktues, kap shifrën e 12 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje, në ueb faqen e prokurimit bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 24 muaj. /GazetaSinjali/