image Ten Hag kërkon kontrollin e plotë në Man Utd, si 'parakusht' për të marrë drejtimin e 'djajve'

Futboll

Ten Hag kërkon kontrollin e plotë në Man Utd, si ‘parakusht’ për të marrë drejtimin e ‘djajve’

news image

Trajneri aktual i Ajax, Erik Ten Hag po konsiderohet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United në fund të sezonit, shkruan Sinjali Sport.

Nga lista e të ftuarve në intervistë nga klubi anglez, Ten Hag duket se i ka bindur më së shumti drejtuesit e ekipit anglez.

Sidoqoftë, raportohet se holandezi megjithatë do t’i parashtrojë disa kërkesa, si një parakusht për të marrë timonin e ‘djajve’.

Ten Hag i ka kërkuar Man United që të përfshihet 100% në strategjinë e transfertave aktuale dhe të ardhshme: nënshkrime të reja, largime, kontrata të reja.

Ten Hag e konsideron këtë si “pikë kyçe” për të rindërtuar Man United dhe nënshkrimet e reja duhet të jenë krejtësisht perfekte për idenë e tij dhe projektin e klubit.

Mbetet të shihet nëse klubi anglez do t’ia aprovojë këtë kërkesë holandezit.

/GazetaSinjaliSport/