Trajneri aktual i Ajax, Erik Ten Hag po konsiderohet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United në fund të sezonit, shkruan Sinjali Sport.
Nga lista e të ftuarve në intervistë nga klubi anglez, Ten Hag duket se i ka bindur më së shumti drejtuesit e ekipit anglez.
Sidoqoftë, raportohet se holandezi megjithatë do t’i parashtrojë disa kërkesa, si një parakusht për të marrë timonin e ‘djajve’.
Ten Hag i ka kërkuar Man United që të përfshihet 100% në strategjinë e transfertave aktuale dhe të ardhshme: nënshkrime të reja, largime, kontrata të reja.
Ten Hag e konsideron këtë si “pikë kyçe” për të rindërtuar Man United dhe nënshkrimet e reja duhet të jenë krejtësisht perfekte për idenë e tij dhe projektin e klubit.
Mbetet të shihet nëse klubi anglez do t’ia aprovojë këtë kërkesë holandezit.
/GazetaSinjaliSport/