image Ten Hag flet për situatën e Ronaldos dhe mundësisë së transferimit të De Jong

Futboll

Ten Hag flet për situatën e Ronaldos dhe mundësisë së transferimit të De Jong

news image

Erik ten Hag ka dhënë përditësime të reja rreth skuadrës së tij.

Tekniku holandez ka folur për situatën e Cristiano Ronaldos në klub dhe rreth mundësisë së transferimit të Frenkie De Jong në skuadër.

“Jam shumë i lumtur me Cristiano Ronaldon. Ne kemi një top sulmues. Ai është këtu me ne dhe është në skuadër”, ka deklaruar Ten Hag.

I pyetur për De Jong, ai tha: “Duam Frenkie de Jong? Nuk e dija! [qesh] Bëhet fjalë për lojtarët e duhur, por nuk do të bëj komente. Kur të ketë lajme, do ta dini”, është shprehur ai.

Manchester United ndeshjen hapëse të edicionit të ri do ta luajë ndaj Brightonit në shtëpi, të dielën.

/GazetaSinjaliSport/