image Temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 40 gradë Celcius

Shqipëri

Temperaturat në Shqipëri arrijnë deri në 40 gradë Celcius

news image

Sot, në Shqipëri do të mbajë mot i ndryshueshëm nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin, por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, të cilat do të variojnë: në zonat malore, nga 19ºC në 33ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 40ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 40ºC.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë./Gazeta Sinjali/