Për shkak të temperaturave të ulëta, Ndërmarrja “Termokos”, ka vendosur që ta vazhdoj sezonin e ngrohjes, e cila ishte paraparë që të përfundoj me 15 prill.
Kryeshefi i “Termokosit” Fisnik Osmani ka thënë se me këtë po i përgjigjen kërkesës së qytetarëve të kryeqytetit. Sipas tij furnizimi do të vazhdoj dhe në ditët në vijim, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.
“Po i përgjigjemi kërkesës së qytetarëve të Prishtinës, për të vazhduar furnizimin me ngrohje. Për shkak të temperaturave të ulëta, veçanërisht në orët e mbrëmjes, kemi vendosur të vazhdojmë furnizimin ne ngrohje për ditët e ardhshme! Si çdo herë, me një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, në bazë të kalendarit të ngrohjes, do të duhej që me datë 15.04.2023 të përfundojmë sezonin e rregullt 2022/2023, por se ngrohja do të vazhdohet për aq sa do të jetë e nevojshme.