image Temperaturat e larta, pushuesit nga Kosova dominojnë bregdetin shqiptar

Shqipëri

Temperaturat e larta, pushuesit nga Kosova dominojnë bregdetin shqiptar

news image

Hapja e sezonit turistik dhe temperaturat e larta, kanë bërë që mijëra turistë vendas dhe të huaj të dynden në bregdet.

Në Durrës si gjithmonë dominojnë turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por nuk mungojnë as të huajt, kryesisht italianë dhe polakë.

Edhe Vlora priti fundjavën që lamë pas mijëra turistë, nga vende të ndryshme të botës.

Në Vlorë ka një trend vizitorësh nga Gjermania, Suedia dhe Finlanda që vijnë për një ose dy ditë për të njohur vendin, shkruan euronews.

Prenotimet në fillim të këtij sezoni janë për 1-2 ditë, por jo afatgjata.

Ndërsa, për plazhin e Durrësit. Një problematikë e theksuar është mungesa e hapësirave publike.

/GazetaSinjali/