image Temperatura të larta në tetor, pushuesit i rikthehen plazhit - Sinjali

Vjeshtë/ Temperatura të larta në tetor, pushuesit i rikthehen plazhit

news image

Temperaturat e larta kanë bërë që pushuesit t’i rikthehen plazheve edhe gjatë muajit tetor.

Disa prej frekuentuesve të plazhit të Durrësit vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit, shërbimin e lokaleve, por nuk ngurrojnë të shprehen se natyra po i shpërblen pas ankthit dhe frikës që Durrësi përjetoi me tërmetin e një muaji më parë.

Por, ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin dhe mungesën e pastërtisë që mbizotëron në muajt korrik dhe gusht.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperatura të tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë kësaj jave/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin