image IKShPK: Këto janë ushqimet që duhet shmangur për të mos u helmuar gjatë verës - Sinjali

IKShPK: Këto janë ushqimet që duhet shmangur për të mos u helmuar gjatë verës

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë thirrje te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit gjatë kësaj kohe, kur temperaturat janë të larta, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi Instituti ka sugjeruar qytetarët që të shmangin konsumin e mishit, peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme, të cilat janë të papërpunuara termikisht.

IKShPK-ja sugjeron që të shmangen edhe ushqimet që përmbajnë vezë të freskëta, majonezë dhe salcat e ndryshme. Gjithashtu, rekomandon larjen e frutave dhe perimeve para konsumimit.

Po ashtu, Instituti ka treguar se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në postim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin