image Telekomit të Kosovës i bllokohen sërish llogaritë bankare

Kosovë

Telekomit të Kosovës i bllokohen sërish llogaritë bankare

news image

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar sërish llogaritë bankare nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj.

“Po, sot në mëngjes jemi njoftuar se na janë bllokuar llogaritë nga Devollët. Për hapat që do t’i ndërmarrim, do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Devollët bllokojnë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me 15 korrik të këtij viti, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit. /Gazeta Sinjali/