image Telekomi kërkon ndihmë nga Qeveria për kthimin e mjeteve nga Dardafon

Kosovë

Telekomi kërkon ndihmë nga Qeveria për kthimin e mjeteve nga Dardafon

news image

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi, përmes një konference për media ka thënë se gjithçka është kthyer në pikën zero dhe ka kërkuar ndihmën e Qeverisë në kthimin e mjeteve nga Dardafoni.

“Llogaritë kanë bllokuar të hënën dhe paratë kanë filluar të tërhiqen dje. Edhe pse është paralajmëruar që marrëveshja është finalizuar dhe ka pasur të ndodhë vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të marrëveshjes”, ka thënë Abazi.

Tutje ai ka thënë se me tërheqjen e mjeteve nga Dardafoni është rrezikuar shteti i Kosovës, pasi të gjitha agjencitë janë të lidhura me Telekomin e Kosovës.

“Ka brenda një rebelim të punëtorëve për shkak se dje kanë pritur që të marrin pagat. Ne kemi qenë duke bashkëpunuar me qeverinë dhe kemi bërë plane konkrete për rimëkëmbje të Telekomit. Goditja që ka ndodhur dje ka kthyer gjithçka në pikën zero. Ne presim përkrahje nga qeveria e të gjitha partitë politike”, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se Telekomi është mbështetur për muri dhe nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sa që ka bërë deri më tash.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë me qeverinë. Me atë që ka ndodhur dje jemi totalisht të bllokuar e do të bien të gjitha shërbimet. Kërkojmë nga qeveria që të reagojë fuqishëm e të kërkojë nga Dardafoni që t’i kthejë mjetet”, ka thënë Abazi.

Ndërsa, Gazeta Sinjali raportoi dje se nuk do të ketë paga për punëtorët e Telekomit, pasi që deri në ora 15:00 të ditës së djeshme janë tërhequr mbi 2.7 milionë euro nga kompania e Devollëve./ Gazeta Sinjali/