image Telekomi e humb edhe një rast ndaj Z-Mobile, detyrohet t’ia paguajë mbi 11 milionë euro

Financa

Telekomi e humb edhe një rast ndaj Z-Mobile, detyrohet t’ia paguajë mbi 11 milionë euro

news image

Kompania Z-Mobile edhe një herë ka triumfuar ndaj Telekomit të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, me ç’rast duhet t’ia paguajë 11 milionë euro, shkruan Sinjali.

Këtë e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

Balaj i tha Sinjalit se ende nuk e kanë parë vendimin mirëpo sipas informatave të deritanishme bëhet fjalë për një vendim skandaloz.

Ai tha se vendimi i Arbitrazhit është në dëm të Telekomit, por nesër do të dalin me më shumë detaje në lidhje me këtë vendim.

Kjo është në dëm të Telekomit. Nuk e kemi parë vendimin por do ta sigurojë dhe nesër do të dalim me një qëndrim”, tha ai.

Balaj fajin kryesor ia la institucioneve shtetërore.

Telekomi nuk është mbikëqyr nga Qeveria. Për sindikatën dhe punëtorët e Telekomit është i papranueshme ky vendim. Këtë vendim do ta kundërshtojmë me të gjitha format e lejuara me ligj”, tha kreu i Sindikatës.

/GazetaSinjali/