image Telefonuesi anonim vë në lojë presidentin polak: Alo, jam Emmanuel Macron

Botë

Telefonuesi anonim vë në lojë presidentin polak: Alo, jam Emmanuel Macron

news image

Polonia është kthyer në qendrën e vëmendjes së Evropës dhe NATO-s, pasi një raketë ra në një fshat, duke lënë dy persona të vrarë. Mendimet e hershme se raketa mund të ishte një sulm nga Rusia, sollën shqetësim ne Perëndim.

Së fundi, një episod disi komik ka ndodhur ku është përfshirë edhe presidenti polak Andrzej Duda. Në një regjistrim të shpërndarë në rrjet, ai mund të dëgjohet duke folur në anglisht me një telefonues, i cili përpiqet të përdorë një theks francez.

Thirrja, hera e dytë në vitet e fundit që disa komedianë nga Rusia ia dolën të kishin me Duda, erdhi në një mbrëmje kur bota kishte frikë se konflikti në Ukrainë mund të dilte përtej kufijve të saj.

“Emmanuel, më beso, jam tepër i kujdesshëm”, i thotë Duda telefonuesit. “Nuk dua të kem luftë me Rusinë dhe më besoni, jam tepër i kujdesshëm, tepër i kujdesshëm”.

“Pas shpërthimit të raketës në Przewodow, gjatë telefonatave të vazhdueshme me krerët e shteteve dhe qeverive, u lidh një person që pretendonte se ishte presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë telefonatës, presidenti Andrzej Duda kuptoi nga mënyra e pazakontë që bashkëbiseduesi e zhvilloi bisedën se mund të kishte pasur një tentativë mashtrimi dhe i dha fund bisedës”, shkruan zyra e presidentit polak në Twitter.

/GazetaSinjali/