image Telefonon Cholleti: Kurtit i shpreh ngushëllime për policin e vrarë, Vuçiqit i thekson nevojën për de-eskalimin e dhunës në veri

Politikë

Telefonon Cholleti: Kurtit i shpreh ngushëllime për policin e vrarë, Vuçiqit i thekson nevojën për de-eskalimin e dhunës në veri

news image

Pas sumit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet, ka folur me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Chollet shprehu ngushëllimet për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, teksa gjatë bisedës që pati me Kurtin dënoi ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, duke shtuar se palët duhet të kthehen në dialog.

“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë e Ohrit”, tha Chollet.

Ndërsa, në bisedën me Vuçiqin, Chollet, i kërkoi atij de-eskalim të menjëhershëm dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensione.

“Fola me presidentin Vuçiq për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Chollet.

/GazetaSinjali/